Pasardhësi i Millosheviçit terrorizon shqiptarët
Qeveria e Serbisë ka zhvilluar një operacion të madh në zonat e banuara nga shqiptarë në Luginën e Preshevës, ku si pasojë janë arrestuar dhjetë shtetas, që sipas Ministrisë së Brendshme serbe kanë qenë ish-pjesëtarë të UÇK-së. Me urdhër të Prokurorisë për Krimet e Luftës, Policia e Serbisë ka arrestuar dhjetë pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me dyshimet se kanë kryer "krime në tri rajone të Komunës së Gjilanit", thuhet në komunikatën e Prokurorisë në Beograd. Policia e Serbisë, dje, herët në mëngjes, ka nisur aksionin për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Preshevë. Të arrestuarit e operacionit janë: Agush Memishi, Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Faton Hajdari, Samet Hajdari, Kamber Sahiti, Burim Fazliu, Sylejman Sadiku, Ferat Hajdari dhe Fatmir Sahiti, ky i fundit mbetet për gjykim në Prokurorinë Komunale në Preshevë. Sipas njoftimeve të mediave serbe, "udhëheqësit e grupit të Gjilanit", Ali Hajdari, Rexhep Aliu dhe Shaip Shaqiri, jetojnë në Gjilan dhe policia serbe nuk mund t‘i arrestojë.
Sipas mediave serbe, ky aksion është ndërmarrë në bazë të kallëzimit penal për krime lufte kundër popullsisë civile në Gjilan. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se aksioni ka filluar herët në mëngjes dhe se ka të bëjë me krimet kundër popullsisë civile serbe dhe joshqiptare në rajonin e Gjilanit, ku janë vrarë 59 civilë. Sipas Daçiçit, janë arrestuar 10 persona dhe janë bastisur 17 objekte. Sipas burimeve shqiptare, në aksionin e djeshëm të xhandarmerisë, arrestimet janë bërë në fshatrat Norçë, Rahovicë dhe Miratoc, si dhe në rrugën e Gjilanit përreth autostradës Preshevë-Gjilan.
Arrestimet ndaj shqiptarëve kanë shkaktuar shqetësim te shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe mënyra e arrestimit të tyre ka ndjellë frikë dhe ka penguar shumë nxënës të mos shkojnë në shkollë.
Daçic
Ministri serb i Punëve të Brendshme, kreu i Partisë Socialiste Serbe, dikur bashkëpunëtori më i ngushtë i Sllobodan Milosheviçit, Ivica Daçiç, tha se ndaj tyre do të shpallet "flet-arrest ndërkombëtar", por duke shtuar se ata nuk ndodhen në "territor të një shteti tjetër" dhe se do të kërkohet ndihmë nga UNMIK-u për arrestimin e tyre. Ndonëse ende nuk ka reagime nga Prishtina zyrtare, ndjekja e krimeve të supozuara, të kryera në territorin e Kosove, patjetër që paraqet vazhdimin e pretendimit të Beogradit zyrtar për juridiksion dhe rrjedhimisht, sovranitet edhe në territorin e Kosovës.
Reagimi
Deputeti i koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Riza Halimi, vlerësoi se aksioni i prangosjes në Jug të Serbisë të të dyshuarve për krime të luftës, me pjesëmarrje të xhandarmerisë, nuk shpie drejt stabilizimit të rrethanave në Komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, por konsideron se të gjitha krimet duhet të hetohen. Halimi tha se "dikujt i ka mbetur ora në të kaluarën. Ata në jug të Serbisë, kohë pas kohe, ngrenë temperaturën për të arsyetuar përdorimin e xhandarmerisë". "Absolutisht nuk po i vjen era e mirë dhe nuk po i shkon në favor të situatës të atij regjioni", u shpreh Halimi. Ai tha se vazhdon praktika që në kohë normale, kur nuk ka gjendje të jashtëzakonshme me kokëfortësi përdoret xhandarmëria", kur, siç vlerësoi, për këtë nuk ka nevojë. Halimi vlerësoi se aksioni i prangosjes është kryer me shumë tejkalime të kompetencave zyrtare, gjatë tij është rrahur një djalosh dhe me "provokime policore dhe komente të pjesëtarëve të xhandarmerisë".