Shpërblimet, qeveria mohon vendimin
Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë mohoi dje faktin se, qeveria ka miratuar masën e shpërblimit për punonjësit e telefonisë fikse. Sipas këtyre burimeve zyrtare, projektvendimi nuk ka qenë në rendin e ditës të mbledhjes së qeverisë. Por në fakt, propozimi i ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, për të shpërblyer me tri paga punonjësit e shoqërisë, është hedhur dje në Këshillin e Ministrave, i diskutuar pa praninë e medias. Në projektvendim thuhej se ministri i Financave, Bode, është kundër propozimit për të mbuluar shpenzimet e negocimit të blerjes së aksioneve të "Albtelekom". Sipas tij, të ardhurat nga privatizimi, sikurse e lejon ligji i privatizimeve, duhet të përdoren për trajtimin e punonjësve dhe jo për të mbuluar shpenzime të tjera, siç janë kostot për zhvillimin e tenderit, negociatat dyvjeçare etj. Përveç punonjësve, shpërblim do të përfitojnë me katër paga.