Shpërblimi i fundvitit, 10 mijë lekë deri në dy paga
Autori i Lajmit: Redaksia
Të gjithë punonjësit që paguhen nga buxheti i shtetit do të marrin nga 10 mijë lekë të reja shpërblim për festën e Vitit të Ri. Ndërkohë, ata punonjës që do të vlerësohen pozitivisht nga bordi drejtues do të marrin një ose dy rroga shpërblim. Vendimi u mor dje në mbledhjen e Qeverisë. Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, çdo institucion është i detyruar të sigurojë për çdo punonjës të tij një shpërblim minimal prej 10 mijë lekësh, ndërsa shuma përfundimtare që do të përfitojnë punonjësit, vendoset në varësi të shumës së parave që i ka mbetur këtij institucioni nga fondi i veçantë. Për përcaktimin e shtesës mbi shumën prej 10 mijë lekësh që është e vendosur me VKM, një rol të rëndësishëm luan edhe titullari i institucionit, i cili merr në konsideratë mbarëvajtjen vjetore të punonjësve, para se të vendosë shumën plus që i takon secilit prej tyre. Kur afrohet periudha e festave, që korrespondon edhe me marrjen e shpërblimeve, ky i fundit bën një bilanc të ecurisë në secilin sektor të institucionit të drejtuar nga ai. Vlerësimi ndahet në tre kategori: shumë mirë, mirë dhe dobët. Për punonjësit e vleresuar shume mirë, shpërblimi është një deri në dy paga, por realisht janë shumë pak persona që marrin dy të tilla. Personat e vlerësuar me kriterin mirë, përfitojnë gjysmë page shpërblim, ndërsa më të dobëtit do të mjaftohen me 10 mijë lekë. Sipas ventimit të Këshillit të Ministrave në njësitë e qeverisjes së përgjithshme krijohet fondi i veçantë, në masën 5 për qind të fondit të planifikuar për pagat. Ky fond do të përdoret nga drejtuesit e njësive të qeverisjes së përgjithshme për shpërblimin e punonjësve, për rezultate të mira në punë, për dhënie ndihmash të menjëhershme, në raste fatkeqësish, sëmundjesh që kërkojnë ndërhyrje shëndetësore jashte vendit, për veprimtari social-kulturore, si dhe për rastet e daljes në pension pleqërie. Ndërkohë që nga ky vendim përjashtohen të gjithë ata punonjës buxhetorë që janë të varur nga pushtetit lokal. Pasi në rastin e tyre vendimin për masën e shpërblimeve do të marrin drejtuesit e bashkive, të cilët në bazë të buxhetit të tyre do të përcaktojnë edhe se sa do të jenë shpërblimet për festat e fundvitit.
Ky lajm është publikuar: 26/11/2009