Tirana Fashion Week, 3 ditë me tendencat e reja të modës
Autori i Lajmit: Redaksia
Një fundjavë e veçantë me stilistë të rinj e profesionistë, por edhe shkolla mode me emër do të ofrohet në Tiranë këto ditë festash. Stil dhe tendencë paralajmëron java e Modës, “Albania Fashion Week”, një aktivitet i përvitshëm i Dhomës Kombëtare të Modës Shqiptare. Në datat 27, 28, dhe 29 nëntor në ambjentet e Hotel “Sheraton”, do të prezantohen modelet e reja të veshjeve të realizuara nga stilistë shqiptarë. Presidentja e Dhomës Kombëtare të Modës, Diana Cekodhima ka bërë me dije se sivjet prioritet do të kenë emrat shqiptarë të stilimit. Përgjatë tre ditëve do të prezantohen: Stamatina Stefani, një stiliste e njohur më shumë në vendin fqinj, në Greqi. Me një eksperiencë të suksesshme më shumë se 15 vjeçare, Stefani do të prezantojë për publikun shqipar një gamë të gjërë veshjes speciale duke filluar nga ato për fëmijë, tendencat e fundit për moshat rinore, gruan në karreirë etj. Një prezantim suprizë parashikon të ketë edhe linja e njohur e bizhuve, “Penelope”. Oranizatorët kanë paralajmëruar një sfilatë ekstravagnte, në të cilën modelet do të prezantojnë bizhuteritë e diktuara nga tendencat e fundit, me gurë të çmuar, linja klasike dhe ekstravagante. Gjithçka e menduar holle per nje prezantim qe parashikohet te mbetet gjate ne mendjen e publikut.
Gjithashtu në ditët e Tirana Fashion Week do të prezantohet Instituti i modës “Burgo”, degë dhe partner i institutit të famshëm me të njëjtin emër në Itali (një nga më të vjetrat në vendin fqinj). Me pjesëmarrjen e studentëve më të talentuar të kësaj shkolle mode, drejtuesit premtojnë një sfilatë plot ngjyra, ekstravagante dhe cohëra të përzgjedhura me kujdes nga profesionistë. Një tjetër shkollë, kësaj here nga Kosova do të jetë gjithashtu e pranishme: “Desing Factory”, një nga më të njohurat në këtë fushë vjen në pasarelat e Tiranës direkt nga një prezantim në javën e modës në Sarajevë. Të dielën e 29 nëntorit do të prezantojë gjithashtu krijimet e saj një stiliste e re, nën siglën “Angels Style”. Ajo është një artiste e re ne moshe, e talentuar, e apasionuar pas botës së modës, e cila sigurisht nuk është e rezervuar në krijimet e saj. Tendenca të shfrenuara pritet të ngjiten në pasarelë të destinuara për moshat e reja. Ndërsa shkolla Sipam AB, do të sjellë eksperiencën greke prej nga ka dhe origjinën nga studentët më të talentuar të saj.
Ky lajm është publikuar: 26/11/2009