Shpërdoruan detyrën, nën hetim 3 ish-punonjës të Agjencisë së Sporteve
TIRANË -Tre ish-punonjës të Agjencisë së Shërbimit të Sporteve në Tiranë janë marrë nen hetim me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Burime nga policia e Tiranës bënë të ditur se pas disa muaj hetimesh u bë i mundur dokumentimi i aktivitetit të paligjshëm të tre ish-anëtarëve të Komisionit të Blerjeve të Vogla në Agjencinë e Shërbimit të Sporteve Tiranë.
Kështu, nën hetim në gjendje të lirë, janë marrë shtetasit: Mariana Xhori, 59 vjeç, me profesion ekonomiste, ish Shefe e Zyrës së Financës në Agjencinë e Shërbimit të Sporteve Tiranë, Pëllumb Velaj, 59 vjeç, ish- teknik i mesëm dhe Mustafa Tukseferi, 62 vjeç, punonjës në këtë Agjenci.
Këta shtetas dyshohet se, duke qenë anëtarë të komisionit të blerjeve të vogla pranë Agjencisë, përgjatë periudhës janar - shtator 2008, kanë kryer procedura prokurimesh për blerje të vogla në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, duke i shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderueshëm pasurisë shtetërore në vlerën rreth 4 000 000 lekë.
(er.nu/BalkanWeb)