E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen Schweinsteigeri

Nga Express më 30 prill 2011 në ora 09:31

Mesfushori i Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger ka kritikuar mediet dhe mbrojti lidershipin e tij, pas komenteve nga bashkëlojtari Arjen Robben.

Schweinsteiger 26 vjeç ka qenë në qendër të kritikave të gazetave, derisa Bayern, aktualisht i katërti në Bundesligë, është në rrezik të mos kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.

Gjatë konferencës për shtyp, para ndeshjes kundër Schalkes, në fundjavë, Schweinsteiger kishte rezervuar kritika të ashpra ndaj redaktorit të së përditshmes sportive Bild, Christian Falk.

“Është shaka ajo që shkruan ti. Ti nuk kupton asgjë. Duhet të më trajtosh me më tepër respekt. Nuk dua të vazhdoj. Nuk dua të kem një hajvan që flet mbeturina për mua në këtë mënyrë”, tha Schweinsteiger.

“Zakonisht, nëse të gjithë këta njerëz nuk do të ishin këtu, e do të ishit vetëm ju dy, nuk do t’ju dëgjoja. Do të ishte shumë më ndryshe, ju betohem”, shtoi ai.

Schweinsteiger iu përgjigj edhe sugjerimeve të Robbenit se Bayernit i mungon lidershipi, pas largimit të Mark van Bommelit në janar.

“Nuk jam kapiten i vogël. Kur unë them diçka, të gjithë në zhveshtore më dëgjojnë. Ju mund të pyesni cilindo prej tyre. Bëj gjithçka për këtë klub. Unë luaj nën dhimbje”, përfundoi ai. Schweinsteiger është zëvendëskapiten i Bayernit, pas Philipp Lahmit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›