E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllezërit argjendarë: “Floririn e blemë në Shqipëri”

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
“Floririn e sekuestruar në punishte e kemi blerë në tregun e brendshëm”. Kështu kanë deklaruar dy vëllezërit argjendarë të vënë në pranga dy ditë më parë gjatë operacionit “Ora e florinjtë”. Kjo dëshmi ka shtuar dhe më shumë dyshimet në lidhje me origjinën e arit, duke bërë dhe lidhjen mes vjedhjes së Thesarit në Kërrabë dhe floririt të sekuestruar. Ndërkohë burime nga policia bënë të ditur se 2.6 milionë euro është shuma totale e 2 kv flori, të cilët u sekuestruan nga policia. Policia zbardh edhe detaje të reja në lidhje me 2 kuintalë florinjtë të sekuestruar nga operacioni "Ora e florinjtë".
Dëshmia
Dy të arrestuarit, Genci dhe Astrit Lamçe, kanë pranuar se dy lingotat e arit janë blerë në tregun e brendshëm, duke rritur edhe më shumë besimin tek efektivat e policisë se këto i përkasin vjedhjes në tunelet e Thesarit të Shtetit, në Kërrabë të Tiranës. Ndërkohë burime nga policia bënë të ditur se edhe vlerat materiale të sekuestrura të cilat janë: bizhuteri floriri të ambalazhuara 227 kg, bizhuteri të paambalazhuara janë me një peshë prej 140 kg, ndërsa lingotat e arit, të papërpunuara, 2 kg. Një furrë shkrirje floriri, gjashtë peshore elektronike dhe ambalazhe të firmave të njohura të tregtimit të floririt. Sipas të njëjtave burime, mësohet se vlera monetare shkon në 250 mijë euro dhe në 15 milionë lekë.
Floriri
Policia gjen "thesarin". 200 kg flori sekuestrohen tek Garda. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se në një superaksion të Drejtorisë së Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës ka mundësuar sekuestrimin e 2 kv ar kontrabandë me vlerën e mbi 1 milion eurove. Sipas të njëjtave burime, mësohet se në pranga kanë rënë dy vëllezër, pronarë të punishtes ku përpunohej floriri. Janë sekuestruar edhe shuma të mëdha parash në valutë të huaj. Policia dyshon se një pjesë e arit është vjedhur nga Thesari i Shtetit. Gjatë superaksionit të koduar “Ora e florinjtë”, në pranga kanë përfunduar dy persona që dyshohet se kanë vjedhur shufra floriri nga Thesari i Shtetit. Gjithashtu, janë sekuestruar edhe shuma të mëdha në lekë. Dy shtetasit, pronarë të punishtes ku përpunohej metali i shtrenjtë, tashmë në pranga, janë vëllezërit Astrit Lamçe, 45 vjeç dhe Genci Lamçe, 38 vjeç.
Operacioni
Superoperacioni është zhvilluar dje paradite nga Drejtoria e Antikrimit Ekonomik, e cila ka bërë të mundur sekuestrimn e 2 kuintalëve ar, 2 copë shufra floriri me peshë 1 kg secila, shuma e parave prej 210 mijë euro, 1 milion e 500 000 lekë, 500 $ si dhe shumë ambalazhe dhe etiketa të firmave të njohura. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se kanë përllogaritur sasinë e floririt të sekuestruar. Floriri me vlerën e tregut të sotëm, varion në shumën e parave mbi 1 milion euro. Sasia e arit është kapur në një punishte pranë Gardës së Republikës, në rrugën “Vaso Pasha”, ku policia, pas një hetimi 3-mujor, ka sekuestruar floririn në formë shufrash dhe bizhuterish. Policia vërteton se ka dokumentuar se aktiviteti i vëllezërve Lamçe është kriminal dhe kontrabandë. “Aktiviteti i tyre i paligjshëm shtrihej në kryeqytet, përmes banesës së tyre, e cila shërbente si punishte e kontrabandës së floririt”, shton deklarata për shtyp e Policisë. Policia shton se sasia e floririt nuk ishte e shoqëruar me dokumentet përkatëse. Vetë të arrestuarit kanë dëshmuar në polici se e kanë blerë floririn pa dokumente nëpërmjet personave të tjerë nga Turqia. Por dyshohet gjithashtu se një sasi e floririt të sekuestruar dje është vjedhur nga Rezervat e Shtetit. Ky dyshim lindi për shkak të lingotave të floririt të gjetura në punishte. Lingotat e gjetura sot ishin të ngjashme me ato të humbura nga Rezervat e Shtetit.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të kontrabandës së arit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë kontrabandë.
Ky lajm është publikuar: 26/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›