Shpërthen eksplovizi, humb jetën punëtori i gurores
TIRANË- Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të eksplozivit pranë gurores ku ka qenë duke punuar. Sipas të dhënave paraprake nga vendi i ngjarjes mësohet se viktima është një 46-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Tufinë pranë zonës që njihet me emrin tunelet e Brarit.
Policia është nisur për në vendin e ngjarjes për hetimet që do të shpien në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.