E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthen makina. Policia Ishte bombe molotov

Një makinë shpërtheu në orët e para të mëngjesit të se merkures në rrugën “Riza Cerova” në Tiranë duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Sipas policies, makinës, në pronësi të Shpëtim Cicikut, 30- vjec i është vënë bombë molotov nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas deshmise se pronarit te automjetit shpërthimi ndodhi oret e para te mengjesit vetem pak minuta pasi i riu kishte parkuar makinën pranë baneses se tij. Sipas policise  pronari i makinës, i njohur dhe me pseudonimin Tomi, eshte shok i Emiliano Shullazit, një nder personazhet e denuar për trafik droge.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›