E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr tek ish- Poligrafiku. Ne flake fabrika e plasmasit

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në zonën e ish-Poligrafikut, ne kryeqytet. Shtëllunga të mëdha tymi kanë përfshirë zonën kurse atje konstatohet se është djegur plotësisht një fabrikë e prodhimit të plastmasit, pronë private në ish- kompleksin industrial shtetëror.

Në vendngjarje mbërriten disa makina të repartit për mbrojtjen kundër zjarrit, por ajo që i ka mbetur atyre është lokalizimi i flakëve për të mos rrezikuar objektet përreth. Nga te dhenat e policisë behet me dije se dy persona kane pesuar djegie ndersa jane derguar per ne spitalin ushtarak.

Makinat zjarrfikëse ndodhen në këto momente në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve ndersa ne ndihme te tyre priten dhe perforcime nga zjarrfikeset e Durresit. Policia ka nisur evakuimin e banorëve ndersa nga te dhenat e para behet me dije se shkak i zjarrit mund te jete bere nje shkendija e kabllit te tensionit te larte.

Për të parandaluar dëme të mëtejshmë u ndëprere furnizimi i zonës me energji elektrike ndersa në fabrikë konfirmohet se ka lëndë kimike, çka e bëri edhe me te veshtire shuarjen e zjarrit.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›