E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen një vullkan në Kili

Nga Express më 05 qershor 2011 në ora 13:10

Një vullkan ka shpërthyer në pjesën jugore të Kilit, derisa hiri që ka dalë nga ky vullkan ka shkuar deri në 10 kilometra lartësi.

Kjo e ka nxitur qeverinë që të evakuojë disa mijëra banorë të zonës, ku janë edhe tre vullkane tjera.

Shpërthimi në vullkanin që gjendet rreth 920 kilometra në jug të kryeqytetit, Santiago, ka nxitur autoritetet në Kili që të mbyllin edhe një kalim të dendur kufitar me Argjentinën.

Nuk ka qenë menjëherë e qartë cili nga katër vullkanet që gjenden në atë zonë ka shpërthyer, pasi hiri e ka bërë të pamundshme që të shihet qartë.

Ky zinxhir i vullkaneve herën e fundit ka shpërthyer në vitin 1960.

Rreth 2 mijë vullkanet e Kilit përbëjnë zinxhirin e dytë më të madh në botë, pas atyre të Indonezisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›