E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tornado godet Portugaline

Erëra të dhunshme kanë goditur jugun e Portugalisë duke kthyer përmbys automjete dhe kamionë, disa prej tyre kishin dhe drejtuesit brenda. Çatitë e disa shtëpive janë hedhur dhe dritaret janë thyer. Tetë persona të plagosur janë dërguar menjëherë në spital, ndërkohë që shumë zona janë të përmbytura. Televizioni shtetëror ka transmetuar pamje të kalimit të tornados dhe metereologët kanë konfirmuar se bëhej fjalë pikërisht për këtë fenomen, pavarësisht se lajmi nuk është dhënë menjëherë. Zjarrëfikësit kanë bërë të ditur se personat e plagosur ndodheshin brenda automjeteve të tyre gjatë kalimit të tornados. Zona e goditur Alvarge është një vend shumë i njohur nga turistët. Tornadot nuk janë të zakonshëm në Europë, por ndonjëherë ndodhin në veri perëndim dhe në jug të kontinentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›