Shpërthen verdhëza në Berat, 13 fëmijë shtrohen në pediatri

>Mjekët apelojnë: Ja simptomat e para të sëmundjes ngjitëse
Shtohen rastet e të sëmurëve me Hepatit A e njohur në gjuhën popullore, si verdhëza. Në Spitalin Rajonal të Qarkut të Beratit, mësohet se ditët e fundit në pediatri kanë mbërritur dhjetëra fëmijë të sëmurë, të cilët janë diagnostikuar me sëmundjen e hepatit A. Në spital mësohet se mes 35 rasteve që kanë ardhur në këtë repart për vizitë tek mjeku specialist, 13 raste kryesisht fëmijë janë diagnostikuar me verdhës. Burime të këtij reparti thanë për gazetën se nga 13 rastet e paraqitura, 11 prej tyre janë nga lagja Donika Kastrioti dhe dy raste të tjera vijnë nga fshatrat e Mjeshovës. Burime pranë repartit të infektivit të këtij spitali bëjnë me dije se në një muaj e gjysmë në këtë spital janë shtruar 11 fëmijë me sëmundjen ngjitëse të verdhëzës, ndërsa ka pasur fëmijë që kanë qenë të prekur, por që janë larguar për tu kuruar në një tjetër spital.
Këshillat e mjekëve
Ndërkaq, mjekët po punojnë për të gjetur shkakun se nga vjen sëmundja që për nga numri po i drejtohet një epidemie. Mjeku specialist i infektivit të këtij pavijoni, Jashar Buba pohon për gazetën se në bazë të analizave të bëra nga ky repart, sëmundja e njohur në gjuhën popullore si sëmundja ngjitëse e verdhëzës i përket hepatitit A. Gjithashtu, mjeku Buba tha se kjo sëmundje vjen si rezultat i papastërtisë, ku futen zarzavatet, enët e palara mirë, ushqimet e papastra, përdorimi i ujit të ndotur etj. Por krahas këtyre fëmijëve të qytetit, janë dhe dy raste të tjera nga fshatrat e Mjeshovës po me këtë sëmundje dhe po në këtë fshat një grup mjekësh specialistë me mjekun e zonës po kontrollojnë ambientet ku banojnë këta fëmijë. Mjeku specialist Buba pohon se sëmundja është ngjitëse edhe familjarët e tjerë ndaj këta të fundit duhet të jenë të kujdesshëm, pasi mundet që të preken nga kjo sëmundje. Për të mos rënë pre e kësaj sëmundjeje, familjarët këshillohen të mos përdorin të njëjtat enë me të sëmurin për tu ushqyer, ndërsa fëmijët duhet të mbahen të veçuar nga pjesëtarët e tjerë të familjes, pasi sëmundja ngjitet edhe me anë të frymëmarrjes. Duke parë edhe moshën e fëmijëve nga 3 deri në 13 vjeç, mjeku specialit pohon se sëmundja mundet të jetë ngjitur nga fëmijët e tjerë të prekur, ku nuk mund të përjashtohen rastet kur fëmijët mund ta kenë marrë këtë sëmundje edhe në kopshte apo shkolla, pasi të gjithë fëmijët që kanë ardhur me këtë sëmundje kanë qenë në shkollë apo kopshte. Po kështu në sitën e vizitës duhet të kalojnë edhe fëmijët e kopshteve dhe të shkollave nga ku dhe kanë ardhur me sëmundjen e verdhëzës. Në këto lloj sëmundjeje, simptomat janë të pakta në dukje, në shenjat e jashtme. Gjithsesi, fëmijët ankohen nga këputja e trupit, dhimbje të kyçeve, të vjella, verdhjes të fytyrës, syve etj Por nuk përjashtohen rastet kur fëmijët shfaqin dhe shenja të tjera si bark e të vjella, pohon për gazetën mjeku specialist, i cili gjen rastin tu bëjë thirrje prindërve të fëmijëve të prekur nga hepati A, që sapo të shikojnë fëmijët që tu shfaqen të tilla simptoma, duhet që menjëherë ti dërgojnë tek mjeku specialist më i afërt për të marrë mjekimin e menjëhershëm, pasi sëmundja është vërtet e rrezikshme jo vetëm për jetën e pacientit, por edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes. Në zonën që mbulohet për mjekim nga Spitali Rajonal Berat njihen disa vatra të verdhëzës siç janë Guri i bardhë në qytezën e Urës Vajgurore si dhe në fshatrat Pashalli, Kozare dhe Gegë e Tapi në rrethin e Kuçovës etj.