E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim i bombulës së gazit tek karburanti në Brryl, tre punonjësit mbetën të lënduar. Ministria e Shëndetësisë informon mbi gjendjen e tyre shëndetësore

Tre personat që mbetën të dëmtuar nga shpërthimi i ndodhur në një karburant pranë zonës së “Brrylit” në Tiranë janë paraqitur për trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës.

Sipas informacionit të fundit, V. H., R. A. dhe A. XH. ndodhen në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Tre të dëmtuarit nga shpërthimi janë dërguar në Spitalin Universitar të Traumës, ku aktualisht ndodhen nën kujdesin e ekipit mjekësor.

Pacientët, të identifikuar me inicialet V. H., R. A. dhe A. XH., janë në gjendje të stabilizuar.

Mjekët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme për të vlerësuar më në detaje gjendjen e tyre shëndetësore dhe për të përcaktuar trajtimin që do të vijojë.

Ngjarja ndodhi në një karburant pranë zonës së “Brrylit” në Tiranë, ku një shpërthim shkaktoi dëmtime te tre persona.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›