Shpërthim misterioz në banesë, vdes i riu
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur pasditen e djeshme qytezën e Urës Vajgurore. Një 26-vjeçar ka humbur jetën, ndërkohë që mësohet se hetimet për ngjarjen janë shtrirë në dy pista: atë të një shpërthimi aksidental dhe të një vetëvrasjeje.
Ngjarja që i mori jetën 26-vjeçarit Ferit Kapuçi, ndodhi rreth orës 16:30 të pasdites së djeshme në një nga lagjet e qytezës së Urës Vajgurore. Banorët e lagjes kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm që ka ardhur nga apartamenti në katin e dytë të një pallati pesëkatësh. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se shpërthimi i ndodhur mësohet se është shoqëruar dhe me rënien e xhamave të vetë banesës, por dhe të një banese tjetër që ndodhej përballë saj.
Kanë qenë banorët e lagjes, të cilët kanë lajmëruar postën e policisë së qytetit, ndërkohë që më pas informacioni ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit. Ekspertët e policisë së Beratit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është mësuar nga konstatimi i parë se bëhej fjalë për një shpërthim. Brenda banesës mësohet se është gjetur pa jetë 26-vjeçari, ndërkohë që bashkëshortja e tij, Blerina, ndodhej në banesën e prindërve të saj.
Mbërritja e ekspertëve të policisë në vendin e ngjarjes ka bërë që menjëherë të nisin hetimet. Në banesë është vërejtur se dera e jashtme e saj ka qenë e mbyllur nga brenda, ndërkohë që shpërthimi ka ndodhur në kuzhinën e shtëpisë dhe vala e saj ka shkatërruar thuajse gjithë banesën.
Trupi i pajetë i 26-vjeçarit është dërguar më pas për në morgun e spitalit të Beratit, ku i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore. Nga këqyrja e kufomës është vënë re se viktima kishte ndërruar menjëherë jetë gjatë shpërthimit. Policia është duke hetuar në vendin e ngjarjes, për të mësuar motivet e këtij shpërthimi.
Nga hetimet në vendin e ngjarjes mësohet se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe mund të jetë shkaktuar nga një lëndë shpërthyese ende e papërcaktuar, ndërkohë që pistat e hetimit janë shtrirë në atë të një vetëvrasjeje për motive ende të paqarta dhe atë të një shpërthimi aksidental. Policia ka marrë në pyetje familjarët e 26-vjeçarit, nga të cilët ka mësuar se viktima ishte kthyer vetëm disa ditë më parë nga Greqia, ku jetonte dhe punonte prej disa vitesh.
Çifti mësohet se jetonte në banesën me qira me të ardhurat që siguronte në emigrim 26-vjeçari. Sipas familjarëve, mesditën e djeshme bashkëshortja e tij kishte shkuar për vizitë në banesën e prindërve të saj në Urën Vajgurore, ndërsa viktima është parë t‘i drejtohet banesës i vetëm. Ndërkohë, mësohet se familjarët kanë deklaruar në polici se nuk dinin ndonjë arsye që 26-vjeçari t‘i jepte fund jetës. Do të jenë hetimet e mëtejshme që do të zbardhin shkaqet e vdekjes së 26-vjeçarit.