Shperthim ne Athine. Demtohen 30 dyqane pa viktima
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur periferinë jugore të kryeqytetit grek. Në lagjen Glifada janë dhjetëra dyqanet që kanë pësuar dëme. Sipas radios së Athinës, fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz. Sipas të dhënave të para shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm e shkak ka qenë një bombë e vendosur në afërsi të një prej dyqaneve të rrugës komerciale. Burime nga vendngjarja thonë se janë dëmtuar vitrinat e të paktën 30 dyqaneve në zonë. Policia ka rrethuar menjëherë zonën e kanë filluar menjëherë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.