E Diel, 1 Nëntor 2026

Flasin protagonistet Eleminatoret nuk ishin deshtim

"Pjesa e parë ishte e mirë. Në pjesën e dytë u munduam, por ishte e vështirë që të mbanim rezultatin. Këto eleminatore deri në një pikë ishin të suksesshme. Fatkeqësisht një humbje në Bosnje, ku mund të kishim fituar. Për mendimin tim ajo që ka bërë diferencën e madhe është sigurisht humbja në Luksemburg", tha Lorik Cana, mbrojtës i Kombëtares.

"E përgjithshmja e gjithë eleminatoreve për mua është pozitive. është një ndeshje e dobët në Luksembuurg dhe një pjesë e dytë e dobët në Bosnje dhe të tjerat janë shumë pozivitve", tha Hamdi Salihi, sulmues.

"Ne nuk mund të jemi të kënaqur me këto eleminatore sepse ngelëm në vendin e parafundit ku synimi ishte të paktën t'i linim dy vendet e fundit. Sot treguam një ndeshje të mirë dhe ishte shumë afër fitores, por si gjithmonë pësojmë gol nga naiviteti", tha Armend Dallku, mbrojtës.

"Duke parë lojtarët në përgjithësi dhe grupin që kishim, më vjen shumë keq qënuk arritëm të paktën të thyenim rekordin e pikëve sepse i kishim të gjitha mundësitë", tha Andi Lila, mbrojtës.

"Normalisht ishim jashtë objektivave. Them se për këtë natë vetëm këtë mundësi kishim. Për këtë natë, vetëm këtë kishim, të jepnim një lojë dhe një rezultat të mirë. Besoj se këtë e arritëm këtë. Shpresojmë që kjo kombëtare të ketë një të ardhme megjithatë është shumë herët për ta thënë këtë", tha Admir Teli, mbrojtës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›