E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në centralin bërthamor

Në shpërthimin e centralit bërthamor Marcoule, në jug të Francës, ka vdekur një dhe janë plagosur tre persona. Sipas raporteve të zyrtarëve, pas shpërthimit nuk është regjistruar ndonjë rrjedhje e radioaktivitetit. Nga Express më 12 shtator 2011 në ora 19:29

Agjencia France Presse njoftoi të hënën për një shpërthim në një depo për depozitimin e materialit bërthamor.

Zjarri i cili shpërtheu pas shpërthimit nuk ka nxitur rrjedhjen e materialeve të dëmshme për njerëzit dhe rrethin, deklaroi për BBC një përfaqësues i centralit bërthamor francez Marcoule.

Zëdhënësi i Komisionit Francez për Energji deklaroi paraprakisht se shpërthimi do të mund të shkaktonte rrjedhjen e materialeve radioaktive, megjithëse nuk ishte vërejtur një gjë e tillë.

Centrali bërthamor Marcoule ndodhet në rajonin Langdok-Rusyome, në jug të Francës, dhe afër Detit Mesdhe. Centrali filloi punën në vitin 1955 dhe veprimtaria e tij themelore është prodhimi i plutoniumit.

Marcoule ka prodhuar karburant MOX, i cili prodhohet nga plutoniumi i ricikluar nga armët nukleare. Ai nuk asnjë reaktor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›