France alarm radioaktiv pas shperthimit ne Marcoule
Franca jep alarmin për rrezikun e një rrjedhjeje radioaktive pas një shpërthimi në uzinën bërthamore në jug të Francës në Marcoule. Një person u vra dhe tre u plagosën gjatë shpërthimit, ndërsa një zjarr shpërtheu në një vend për ruajtjen e mbetjeve radioaktive, bëri të ditur gazeta Le Figaro.
Në Marcoule kryhet çmontim pajisjesh bërthamore e ka sasi të konsiderueshme karburanti radioaktiv me përmbajtje plutoniumi ndonëse nuk ka ndonjë reaktor të përfshirë në shpërthim. Zëdhënës të uzinës thanë për Associated Press se deri tani nuk ka pasur rrjedhje por një perimetër sigurie ishte krijuar për shkak të rrezikut.