E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim ne kazermen e FSK-se, nuk ka viktima

Nje shperthim ka ndodhur ne kazermen e Forces se Sigurise se Kosoves ne Peje, por pa shkaktuar viktima ne njerez.

Si pasoje e shperthimit mbremjen e kaluar, ka patur vetem deme materiale.

Forcat e policise rrethuan zonen, ku gjendet kazerma e FSK-se dhe kane nisur hetimet lidhur me shperthimin.

Ngjarja ndodh vetem dy dite pas fillimit zyrtar te punes se forces, qe zevendesoi Trupat Mbrojtese te Kosoves.

Misioni i FSK-se eshte qe te ruaje paqen dhe stabilitetin ne Kosove. Ajo do te perbehet nga 2500 pjesetare aktive dhe 800 rezerve.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›