E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi,fermerët protestojnë për çmimet

Greqi,fermerët protestojnë për çmimet

Mijëra fermerë grekë kanë bllokuar autostradën në kufirin greko-bullgar, duke shkaktuar radhë të gjata në ditën e katërt të protestave, ku këkojnë kompensim për rënien e çmimeve të produkteve bujqësore. Qindra traktorë bosh, bllokuan rrugën kryesore që lidh kryeqytetin Athinë, me qytetin e dytë më të madh të Greqisë, Selanikun. Fermerët bllokuan kufirin greko-bullgar, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve bullgare që u përpoqën të ndalojnë hyrjen e traktorëve në territorin e tyre. Sipas policisë, më shumë se tetë mijë fermerë blokuan rrugët në pjesën veriore dhe qëndrore të Greqisë si dhe në ishullin e Kretës, me kamionë dhe traktorë, pasi bisedimet me qeverinë dështuan të mërkurën në mbrëmje. Fermerët grekë, të cilët kanë bllokuar rrugët kryesore të vendit me anë të protestave disa herë gjatë viteve të fundit, kërkojnë ulje të taksave dhe kredi pa norma interesi, në mënyrë që të rigjallërohet aktiviteti i tyre në këto kohë krize. Ministri grek i Bujqësisë Sotiris Haxigakis ka deklaruar pas takimit me përfaësuesit e fremerëve se qeveria do të paraqiste disa projekte në fundjavë, por hodhi poshtë mundësinë e uljes së taksave. Ministri tha se qeveria mund të akordojë një fond prej 28 miliardë eurosh për të siguruar kredi të lira për fermerët në nevojë. Radhë të gjata kamionësh prej rreth katër kilometrash, me ngarkesa produktesh të freskëta u krijuan në pikën kufitare me Bullgarinë. Shoferët e zemëruar të kamionëve u përballën me fermerët, pasi sipas tyre ngarkesat me mish dhe fruta prisheshin pas qëndrimit për disa ditë në radhë. "Nëse ngarkesa me mish, nuk niset sot, shkaktohet një dëm prej 20 mijë eurosh", tha një shofer kamioni, që tregonte kamionin e tij të ngarkuar me mish. "Sigurisht që më vjen keq për ta, por nuk më pëlqen kjo gjendje. Edhe unë kam problemet e mia dhe nuk mund të pajtohem me ta", u shpreh një tjetër shofer që po transportonte mollë. Shoqata e Industrive të Greqisë së Veriut i dërgoi një letër ministrit Haxigakis të mërkurën, ku i kërkonte të zgjidhte situatën e krijuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›