E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaeda,kërcënon Britaninë e Madhe

Një lider i rëndësishëm i organizatës terroriste Al Akeda, Abu Jahia al Libi ka bërë thirrje për sulme ndaj vendeve perëndimore, veçanërisht ndaj Britanisë së Madhe, si përgjigjje për ofensivën izraelite në Gaza, pas sipas tij, Londra fshihet pas krijimit të shtetit hebre. Libi deklaroi se britanikët do të ndëshkohen për fushatën asgjësuese të Izraelit në Rripin e Gazës. "Ka ardhur koha që ky shtet kriminal, domethënë Britania e Madhe, të paguajë çmimin e krimit historik të saj", u shpreh Libi në një video të transmetuar në një faqe interneti Islamike. Libi, grupi i të cilit fshihet pas sulmeve vdekjeprurëse të vitit 2005 në Britani, është njëri nga drejtuesit kryesorë të Al Kaedës. Ai mendohet se fshihet në kufirin mes Pakistanit dhe Afganistanit. Në videon 31 minutëshe, Libi ka përsëritur dhe thirrjet për sulme edhe në vendet e tjera perëndimore si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. "Bëni të pamundurën që shtetet kryesore të perëndimit, SHBA-ja dhe tiranët arabë të provojnë atë që provuan vëllezërit tanë dhe populli i pafuqishëm i Palestinës", tha Livni, duke iu drejtuar militantëve të Al Kaedës. Ai gjithashtu lavdëroi fushatën terrorizuese tri ditore të sulmeve në Mumbai të Indisë, nëntorin e kaluar, ku mbetën të vrarë 183 persona nga disa të dyshuar se janë terroristë islamikë, të cilët Libi i quajti heronj. Ai bëri thirrje për sulme të ngashme hakmarrëse. Më herët, gjatë këtij muaji, lideri i Al Kaedës Osama Bin Laden kishte bërë apel për një luftë të shenjtë kundër ofensivës izraelite në Gaza dhe akuzoi drejtuesit arabë për marrëveshje të fshehta me Izraelin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›