Shpërthim në një minierë në Rusi, 9 të vdekur
Të paktën 9 persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukuar pas një shpërthimi që ndodhi gjatë natës në një minierë në veriperëndim të Rusisë. Lajmi publikohet nga Reuters, i cili citon Ministrinë ruse të Emergjencave.
''Arsyet e shpërthimit po hetohen''- deklaroi zëdhënësja e ministrisë, Irina Gretskaja, duke shtuar se pas shpërthimit, një zjarr përfshiu ambientet e brendshme të minierës, ku gjendeshin 12 punëtorë.
“Nëntë humbën jetën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur'', shtoi ajo. Ndërkohë, mediat ruse thanë se miniera ishte pronë e kompanisë ''Apatit'', e njohur për prodhimin e fosfateve. Pas vitesh të tëra neglizhimi që nga koha e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, minierat ruse janë shndërruar nga më të rrezikshmet në botë.