E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthimi i bombolës, për prokurorinë italiane hipoteza kryesore, vrasje e shumëfishtë



Prokuroria e Firences ka nisur hetimet pas ngjarjes tragjike të ditëve më parë, ku humbën jetën tre shqiptarë në Itali, Angjelina Gonaj së bashku me dy fëmijët e saj, Doriani 13 vjeç dhe Dorina 14 vjeç, ku hipoteza kryesore është ajo e është vrasjes së shumëfishtë. Megjithatë, për momentin në regjistrin e të hetuarve nuk ka ende emra konkretë. Sipas prokurorëve të çështjes, pikësëpari duhet të rindërtohet dinamika e saktë e ngjarjeve. Me siguri, rrjedhja e gazit ka ndodhur në katin e parë të pallatit, ku jetonte Tomazo Mergoni, 38 vjeç, që ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Mes hipotezave të tragjedisë për të cilat po hetojnë zjarrfikësit dhe karabinierët është ajo e rrjedhjes së gazit nga një furnelë ose për një defekt në impiant. Mergoni ka njoftuar karabinierët se shpërthimi ka ndodhur pasi ai kishte ndezur një cigare.

Pas ngjarjes së rëndë duket se nuk do të mungojnë as aktet e solidarizimit. “Komuna, - lexohet në një njoftim, - fton bizneset tregtare të ulin qepenat e dyqaneve në shenjë zie, nga ora 10 deri në orën 11 të datës 4 mars. Në shenjë pjesëmarrjeje në dhimbjen e familjes do të pezullohet shërbimi publik në zyrat komunale”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›