Trafiku i hashashit, 7 shqiptarë së shpejti në pranga
02/03/2009 Pas zbulimit të linjës Shqipëri-Mali i Zi
TIRANE- Policia shqiptare pritet të arrestojë 7 shtetas shqiptarë, pasi dyshohet se janë anëtarë të një grupi kriminal, i cili furnizonte me lëndë narkotikë (kryesisht hashash) një grup tjetër, që vepronte në territorin e Malit të Zi. Lajmi konfirmohet nga burime jozyrtare pranë Policisë së Shtetit, që thanë se mendohet që shtatë personat e piketuar janë pjesë e grupit kriminal prej 25 anëtarësh, persona këta që një javë më parë u arrestuan nga autoritetet malazeze nën akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Mësohet se aktualisht policia, në bashkëpunim edhe me specialistët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka identifikuar shtatë personat dhe ndërkohë grupi hetimor ka marrë masa parandaluese që personat e dyshuar në këtë aktivitet kriminal të mos largohen në drejtim të paditur. Për të provuar sa më shumë dyshimet e tyre, një grup me specialistë të Krimeve të Rënda kanë shkuar në banesat e të dyshuarve për të verifikuar çdo element të dyshimtë. Në të njëjtën kohë specialistët e grupit hetimor kanë këqyrur automjetet e personave si dhe aparatet telefonike të tyre. Burimet nuk pranojnë të tregojnë me saktësi se çfarë provash konkrete kanë gjetur në banesat e shtatë të dyshuarve, por shprehen se ndalimi i tyre varet shumë nga informacioni që do të sjellin nëpërmjet letërporosive autoritet e Malit të Zi, pasi operacioni për shkatërrimin e këtij grupi është kryer nga dy policitë e shteteve fqinje. Burimet thanë se në bazë të shkëmbimit të informacioneve midis dy policive mendohet se 7 personat kanë bërë katër rrugë me hashash në drejtim të Malit të Zi.
Kapja e drogës
Rasti në fjalë rezulton në datën 26 shkurt të këtij viti, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 35 kg hashash, 70 mijë euro dhe 7 automjete. Hetimi për arrestimin e këtyre personave ka disa muaj që ka filluar, por më datën 26 shkurt, falë bashkëpunimit ndërmjet dy policive, është bërë e mundur përfundimi me sukses i këtij operacioni. Ndër personat e arrestuar është një oficer policie i Malit të Zi dhe një zyrtarë i Agjencisë së Sekuestrimit të Pasurive. Ndër personave të arrestuar janë edhe organizatorët e grupeve trafikante, ndërkohë qe aksioni është planifikuar dhe përfunduar në territorin e Malit të Zi.