Meta hedh poshtë spekulimet mediatike: S’ka patur angazhim të personave të tretë gjatë vizitës sime në Itali

20-10-2011 / Gazeta 55
Reagimi i kreut të LSI-së, Ilir Meta lidhur me shkrimet e botuara në disa të përditshme, rreth vizitës së tij në Itali dhe takimit me ministrin e Jashtëm italian, Franko Frattini.
“Në lidhje me pretendimet e ndonjë media për gjoja angazhimin e personave të tretë gjatë vizitës sime zyrtare në Romë në 21 tetor të vitit 2009, sqaroj se prezenca e një drejtuesi të një gazete italiane në foton e paraqitur në media, e marrë gjatë konferencës së shtypit me homologun Fratini është krejtësisht e rastësishme, dhe nuk ka asnjë lidhje me asnjë aspekt institucional apo zyrtar të vizitës. Personi në fjalë njihet prej meje prej kohësh si drejtor i gazetës “L’Avanti””.