E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet shkolla e riedukimit në Kavajë

Institucioni BE dha 2,75 milionë euro për qendrën e të miturve

Kreu i Delegacionit të Komisionit Europian në vendin tonë, Helmut Lohan, dhe ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, kanë qenë në Institutin e të Miturve në Kavajë. Në kuadrin e plotësimit të standardeve për integrimin në Bashkimin Europian, edhe trajtimi i të burgosurve, dhe veçanërisht të miturve, merr një rëndësi të veçantë. Për këtë qëllim, në tetor të vitit të kaluar u çel në qytetin e vogël të Kavajës Instituti i të Miturve, që synon të riintegrojë në jetën sociale pas vuajtjes së dënimit të miturit nga 14-18 vjeç. Ky institut është një investim i Komisionit Europian në vlerën e 2 milionë eurove për godinën dhe pajisjet e saj, ndërkohë që 750 mijë euro të tjera janë akorduar për trajnimin e stafit dhe programet e integrimit të të miturve me skeda kriminale. Ministri Nishani vlerësoi si mjaft të rëndësishme standardet e arritura deri më sot në këtë drejtim, duke shtuar se projekte të tjera nga UNICEF dhe qeveria suedeze janë në mbështetje të fëmijëve të dënuar. Instituti i Kavajës ka një kapacitet prej 48 personash dhe aktualisht në të vuajnë dënimin 38 të mitur.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›