Përplasja e dy kamionëve bllokon rrugën Fier-Vlorë
Përplasen në rrugë dy automjeteve të tonazhit të rëndë, bllokohet për dy dorë qarkullimi në aksin kombëtar Vlorë-Fier. Ngjarja rrugore ka ndodhur paraditen e djeshme në afërsi të fshatit Panaja të Vlorës. Kamioni me targa të Fierit 5331D dhe ai i Tiranës 3451R, janë përplasur me njëri-tjetrin, për pasojë njëri nga drejtuesit është plagosur në kokë dhe ka marrë mjekimin e parë në spitalin e Vlorës. Ndërkohë, për dy orë rruga ka qenë e bllokuar, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve që lëviznin në atë orë. Policia rrugore, e gjendur brenda pak minutash në vendngjarje, e ka pasur të pamundur shmangien e trafikut dhe radhëve të gjata të makinave të cilat kanë shkuar gati 1 km. Një autovinç nuk ka mundur ta tërheqë kamionin, për shkak se gomat e tij kanë qenë të bllokuara nga përplasja. Situata është normalizuar vetëm pas devijimit të lëvizjes në autostradën Vlorë-Levan, e cila është në ndërtim e sipër.
#