E Diel, 1 Nëntor 2026

Flasin juristët/Politika të gjejë konsensusin, por jo duke dalë mbi ligjet

Kompromisi mes mazhorancës dhe opozitës, i artikuluar nga Brukseli zyrtar në emër të transparencës së zgjedhjeve, duhet të jetë kushtetues dhe të mos cenojë aspak kuadrin ligjor. Ky është qëndrimi i juristit Kristaq Kume, i cili ndërsa e cilëson nevojën e tij të domosdoshme, shkon më tej, teksa thotë se arritja e kësaj marrëveshje krijon vetëm kushtet fillestare për zgjidhjen e problemit, derivat i së cilës janë amendimet në Kodin Elektoral. Por edhe në këtë pikë ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shprehet skeptik teksa pohon se pas ndryshimeve që do t’i bëhen kodit në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, sërish ligji i zgjedhjeve mund të atakohet në Gjykatën Kushtetuese nga cilido subjekt politik, që mund të ketë pretendime për rezultatin në një proces elektoral, duke kërkuar rinumërim apo hapje të kutive. E duke vazhduar në këtë mënyrë shprehet Kume, cenohet rëndë sistemi.
“Palët të bien dakord për ato terma që janë pjesë e zgjidhjes së ardhshme ligjore. Komisioni të hapë kutitë e materialeve. Por ky është vetëm kompromisi në letër, që krijon kushtet për zgjidhjen e problemit. Nëse duam ta zgjidhim deri në fund, kompromisi duhet të shkojë deri në fund, të ndryshohet kodi, por dhe me ndryshimin e kodit, problemi nuk zgjidhet. Edhe po e kaloi parlamenti kodin e ndryshuar, ai mund te atakohet nga Gjykata Kushtetuese. Andaj t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese dhe ajo të merrte vendimin.”
Ky qëndrim i juristit Kume vjen një ditë pas takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit
Europian në Luksemburg, ku përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme në BE, Kethrin Ashton nxiti të dyja forcat politike në vend, për gjetjen e një marrëveshje mbi ngërçin politik në respekt të Kushtetutës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›