Ngecin negociatat për shitjen e OSSH-së
Tiranë-Janë në një pikë mjaft deikate, thuajse në ngërrç diskutimet për kalimin e OSSH tek firma çeke Cez që e mori me koncension në muajin shtator. Tashmë po detajohet marrëveshja, por duket se firma çeke nuk ka shumë besim tek qeveria shqiptare. Kjo lidhet me faktin se OSSH-ja praktikisht është me humbje dhe nuk dihet se çfarë do t’i ofrojë qeveria shqiptare kompanisë së huaj, në mënyrë që kjo e fundit të arrijë të mbledhë faturat e prapambetura.
“Diskutim mbeten borxhet e prapambetura”, pranoi sot Ministri i Energjetikës, Genc Ruli. Sipas tij investitori për një periudhë njëvjeçare edhe mund të dalë me humbje pasi ndërmarrja shtetërore e shpërndarjes së energjisë është në borxhe. Ai përsëriti se arkëtimet vazhdojnë të jetë të ulta dhe problemet e humbjes së energjisë në rrjet si gjithnjë të mëdha për shkak të amortizimit te rrjetit. Por negociatat qeveri shqiptare-kompani Cez do të ndërmjetësohet edhe nga Banka Botërore në Tiranë. Kjo e fundit do të ofrojë garanci rregullatore per palet.
Kompani çeke Cez mori me koncension 75 për qind të aksioneve të OSSH dhe pritet që të nisë punën sapo kontrata me qeverinë shqiptare të marrë formën përfundimtare me detyrat dhe detyrimet mes paleve nenshkruese.