Zbulohet plani i PS-se Protesta ne cdo qytet dhe ne Parlament
Partia Socialiste njoftoi dje se duke nisur nga dita e premte do te filloje nje seri e re protestash kunder qeverise ne gjithe vendin. PS se bashku me aleatet e saj vendosi qe diten e premte te zhvillohen demonstrata ne gjithe vendin por kete here forma e demonstrates do te jete e ndryshme. Vendimi i marre ne lidhje me protesten perfshin nje plan te caktuar dhe te ndryshem nga ato te formes se organizimit te demonstratave te para. Keshtu veriu i Shqiperise do te protestoje ne Lezhe Shqiperia e mesme do te demonstroje ne Tirane juglindja e vendit ne Korce dhe jugu i Shqiperise ne Vlore. Partia Socialiste do ta ktheje ne beteje kunder vrasesve cdo seance te Kuvendit te Shqiperise - theksohej ne njoftimin e selise roze. Po ashtu protesta e deputeteve socialiste do te jete e pranishme sic eshte mesuar nga burimet zyrtare edhe ne cdo seance te Kuvendit. Gjithashtu po sipas te njejtave burime mesohet se Partia Socialiste eshte duke pergatitur dosjet perkatese per vrasjen e demonstruesve te 21 janarit si dhe per dyshimet qe ajo ka ne lidhje me dhunimin e protestuesve te arrestuar ne komisariatet e policise.