Të rinjtë e FRESH në protestë: Duam të lëvizim të lirë
TIRANE- TIRANE- Të rinjtë e FRESH-it kanë protestuar sot pasdite para Ministrisë së Rendit.Të rinjtë socialiste kanë kërkuar lëvizje të lirë për shqiptarët në Europë. Deklarimeve i është bashkangjitur dhe një foto e ministrave të kabinetit qeveritar dhe është kërkuar largimi i tyre. Protesta është zhvendosur më pas para kryeministrisë.
“Të gjithë të rinjtë që kanë ardhur këtu kanë ardhur për një qëllim, që në dimë të mbrojmë të drejtat tona, që ne mundemi të kemi një jetë më të mirë, që ne meritojmë punësim, që ne meritojmë arsim, që ne duam dinjitet, që ne duam drejtësi, që ne duam liri. Këtu ka të rinj që kanë ecur në këmbë për të vajtur në Greqi për të emigruar, këtu ka të rinj që nuk kanë parë vëllezërit dhe motrat me vite të tëra, sepse janë në emigrim. Ne duam të lëvizim të lirë si të gjithë të rinjtë e Europës, ne jemi europian. Dhe nuk meritojmë më pak se europianët e tjerë. Ka ardhur koha ti themi mjaft këtij pushteti të vjetër, sepse një politikë e re do të nisë.” theksoi Elisa Spiropali.
“Të gjithë brohorasim "o sa mirë me kenë shqiptarë", por qeveria me paaftësinë e saj na bën të brohorasim "o sa mirë me qenë të fundit". Por ne nuk jemi tifoz të këtij ekipi qeveritar, i cili më shumë se për arritjet e tij vazhdon të luftojë dhe garon për të vjedhur këtë popull të shkretë. Ne duam integrim në Europë, por jo më gënjeshtrat e moshës së internetit” u shprehen studentët gjatë protestës.
Gjatë protestës paqësore është bërë thirrje në bashkimin në 30 prill në protestën e madhe që pritet të zhvillohet nga opozita.
(e.n/BalkanWeb)