E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpirtziu i partisë, Artan Shkëmbi grabit makinën 99 milionëshe të bashkisë për vetëm 8 milionë lekë

01-05-2011 / M.H

Gazeta “55” ka marrë përsipër mision e vështirë, por jo të pamundur, për të denoncuar korrupsionin e bashkiakëve socialistë, të cilët duke përvetësuar fondet e buxhetit të bashkisë dhe taksat e qytetarëve, vuajtjet dhe torturat e tyre, i kthejnë në jetë luksi dhe prej ‘sheiku’, për vete dhe familjarët e tyre. Keqadministrimi i njësive vendore, bashkive më të rëndësishme të vendit, duket se qenka një matricë standarde për të zgjedhurit e Edi Ramës, teksa nga veriu në jug, nuk mungojnë akuzat e qytetarëve ndaj këtyre drejtuesve të papërgjegjshëm, të cilët rëndojnë gjithnjë e më shumë jetën e banorwve si dhe çojnë nw rrwnim qytetin. Për të shkuar më në thelb të çështjes, mjafton të kujtojmë qeverisjen mizerable të Arban Shkëmbit në Pogradec. Kryetari në detyrë i bashkisë së Pogradecit, s’ka kursyer asnjë qindarkë të buxhetit të kësaj njësie vendore, pa futur në xhepin e tij. Pas akuzave publike të vetë qytetarëve se Shkëmbi ka abuzuar me taksat dhe fondet e bashkisë, tashmë edhe një tjetër akuzë rëndon po mbi të, Artan Shkëmbin. Dy vjet më parë bashkia e Pogradecit do tenderonte blerjen e një automjeti tip Audi super të shpejtë, për plot 99 milionë lekë. Por çfarë ndodh? Pas konsumimit 3 vjeçar, kryetari në detyrë i bashkisë së Pogradecit, Artan Shkëmbi, e blen atë për vete, me një shifër simbolike. Makina tip ‘Audi’ super i shpejtë dhe ekstremisht i shtrenjtë, përfundon në garazhin e shtëpisë luksoze të Shkëmbit, për vetëm 8 milionë lekë (të vjetra). Cili është morali i këtij kryebashkiaku që sot kërkon votën e qytetarëve? Ai thjesht ka shpërdoruar taksat e qytetarëve, për interesin e tij personal... Por ai s’ka ç’bën më shumë sepse ky është standardi i “rrugës së vetme”, që sigurisht përkthehet në humbje për Edi Ramën dhe Artan Shkëmbin. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›