E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistët kthejnë revolucionin kulturor kinez, çojnë rojet ndëshkuese tek shtëpia e “disidentit” Kastriot Islami

01-05-2011 / Gazeta 55

Një lajm, që nuk bëri edhe aq “bujë”, prezent prej dy ditësh në mediat shqiptare, nuk mund të injorohet. Mungesa e duhur e vëmendjes, lidhje jo me aq, pse nuk ishte lajm qe kishte të bënte me ndonjë grisje posteri elektoral, por sepse kishte të bënte me një ‘protestë” të sajuar me mercenarë të ndërsyer ndaj Kastriot Islamit, njërit prej zërave që në këto ditë të fundit, nuk e ka fshehur kundërshtinë e tij ndaj kryesocialistit Edi Rama. Sikur të ishin vetëm kundërshtitë, mbase ndoca mercenarë, që nuk kuptojnë nga shifrat që ka marrë këto ditë në analizë Kastriot Islami, mbase ata nuk do ti lejonin vetes, keqpërdorimin në një mender protestë. Por, është “profecia” e Edi Ramës, i cili mes shifrave, lexon humbjen edhe të këtyre zgjedhjeve nga ana e Edi Ramës.
Pikërisht kjo “profeci”, dukshëm nuk i ka pëlqyer Edi Ramës, i cili ndërsa ka urdhëruar sajesën e një mender proteste para banesës së Kastriot Islamit, ishte kujdesur që kjo protestë të mos mediatizohej, sepse qëllimi i vetëm i Edi Ramës, ishte thjesht dhe vetëm ti dërgonte një mesazh Kastriot Islamit, që “duhet të heshtësh”.
I njohur si pinjoll, ku trashëgimia gjenetike konfirmon lidhjet e forta me “Bllokun”, Edi Rama, sërish nuk mund ti shpëtojë edhe bërjes së tij të “metodave” të trashëguara nga koha e “Bllokut”.
Këndet e emulacionit kur dikur, çdokush “pa frikë dhe me shkronja të mëdha”, mund të “denonconte”, shokun apo edhe familjarin e vetë, apo..., apo..’, kur grupet e rinisë, “kryqëzonin” në rrugë të rinjtë që guxonin të rrisnin flokët, deri poshtë “kockës së partisë”, apo..., apo..., kur këto grupe rinore, ju grisnin pantallonat publikisht shokëve, e shoqeve pse ata dhe ato, kishin guxuar ti qepnin paksa “të ngushta” apo paksa tip “cowboys”..., apo..., apo..., linçime të tjera të padëgjuara, për të tjerë që “dilnin kundër vijës së partisë”.
Këtë fat duket se ka Kastriot Islami; të bëhet viktimë e “grupeve rinore” të ndërsyer nga Edi Rama, pse ai guxoi “të dalë kundër vijës së partisë”.
Natyrisht, Edi Rama, mendon se me protesta para banesës së Kastriot Islamit, do fitojë zgjedhjet, a thua se fatin e tyre e ka në dorë Kastriot Islami, me analizën e shifrave që ai bën.
Këtë harron Edi Rama.
Fatin e zgjedhjeve, më saktë humbjen e tyre, ai (Edi Rama) e ka vetë në dorë.
Por, tashmë është vonë, për të ndryshuar diçka.
Ndërsa Kastriot Islami, nuk pret 9 majin që të lexojë humbjen e Edi Ramës, vetë Edi Rama, të paktën duhet të presë 9 majin, për të konfirmuar humbjen e tij të ardhës, në zgjedhjet e radhës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›