Shpresa …….. VDIQ!
Shqipëria nuk është aspak e vogël! Shqipëria është e madheeeee! Shumë e madheee! E papërfundueshme! Plot e përplot me çudira më të lashta se vetë njerëzimi.
U nisa për në Vlorë! Asnjëherë nuk e kam ditur sa kilometra duhen për të arritur nga Tirana në Vlorë! Apo, nga Tirana në Shkodër. Apo nga Tirana……në FUND të BOTES?! AMA…Tirana nga Shqipëria është shumë larg! Besomëni!
100 all’ora! Let’s gou tu Vlora!
U nisa në 24.20 dhe mbërrita në 03.00.! 100 e ca km, për 3 orë, nga Tirana der’ në Vlorë! Distancën e së cilës edhe po ta kisha ditur, nuk do ta mendoja aq të gjatë! Gjithmonë duke kujtuar….picërraken Shqipëri!!!!!
Shqiptaret nuk kanë faj që thyejnë qafen nëpër rrugët e atdheut! Këto janë rrugë shumë konspirative! Janë rrugë spiunësh! Ndjekësish! Arratisësish! Braktisësish! Pushtuesish!
Shqipëria është…një …… VaraVingo, gjithë kohën! S’mbaron kurrë! Vjen një pikë e udhëtimit, nëpër rrugët e atdheut, që harron, nëse je duke ikur……. apo duke ardhur! Zig.. Zag…. Zig…. Zag…., “zogu” i zi, zhytet në gjak!
PUS! ……….Nis terri i autostradës!................ Një dritë e gjatë!
Që vazhdon! Nuk pyet fare për mua që më verbon! Ai, me drita të gjata vazhdon! Unë, ia ndez gjithashtu! Më pas, ia fik! Që ta kujtoj se po më verbon! Atij, as nuk i kërcet fare! Fiuuuuuu! Iku, iku si veriu! PUS! Vazhdoj rrugën! Ndodhem përpara një kamioni!.............. Të ndaluar!................. Përballë kamionit paska drita!.............. Njerëz!.................. Shumë drita!........Shumë njerëz! Disa makina!.................... Xhama!................. Vaj!.......... Makinë, mbi karroatrec,…….. e dëmtuar!..... Copë e çikë!!!!!!!????? Aha….qenka bërë një aksident!
Në rastin e Shqipërisë, aksidentet nuk ndodhin, por bëhen! Asgjë nuk është aksidentale në këtë vend!
Vazhdoj rrugën !
E ndërsa mendoja vazhdimit, ku ndodhem këtu, a thua se ishte hera e parë që e bëja në atë orë atë rrugë krejt e vetme, shihja “Lavazhot!”
Kërkoja tabela rrugësh! ……………………Gjeta … “MISH GICI!”
Mbi rulotin buzë rrethrrotullimit që të udhëheq në tri rrugë, “Mish Gici”, shkruar për merak!................. Me boje të kuqe gjak!
Si janë rrugët e Shqipërisë, ë?! Njëlloj si ato të përrallave me Qerosin, të cilit i duhej medoemos të zgjidhte midis tri rrugëdaljeve! Midis tri grave! Midis tri shtigjesh! Ai m’u kujtua aty, te rrotullamja e MISHIT të GICIT! Nuk e di në ish Lushnjë (Hyrje) apo Dalje (Rrogozhinë) apo Tjetërsend! Çdo gjë merret me mend në Shqipëri!
“Hajde te Xhamia, përballë një shkolle është një ambulancë! Aty prit”
Një “dorë” Shqipëri, që teorikisht me sipërfaqen që ka, do të mund të përshkohej brenda ditës nga cepi në cep e nga koka në gisht, të ha jo vetëm ditën, por edhe natën e shpeshherë të ha edhe kokën, për të vajtur nga “këtu”, “aty”!
Dhe me gjithë këtë rrugë të gjatë e të peripecishme, që më duhej, nisa të mendoj rreth Shqipërisë, rrugëve, zonave, qyteteve, fshatrave dhe vetë Shqiptarëve. M’u kujtua Veriu i Shqipërisë!
Rrugët e Veriut, përveçse janë të braktisura nga qeveritë, janë braktisur edhe nga jeta! Nga banorët! Nga çdo mundësi zhvillimi!
Nëse shkon për në Peshkopi, apo për në Kukës, ndesh një realitet tronditës. I cili nis te vuajtja e mbaron te mjerimi!
Zonat e thella, si në jug, ashtu edhe në veri, janë të MJERUARA! Dhe të mendosh që pjesa më e madhe e drejtuesve të Qeverive gjatë këtyre 15 viteve, kanë dalë në sipërfaqe, pikërisht nga këto thellësi.
Harresë e plotë! Rrugë, jo! Shkolla, jo! Spitale, jo! Njerëzillëk, jo e jo! Varfëri, PO! Shumë, VARFËRI!
Shpeshherë, shohim nga Kryeqyteti e na vjen keq që më shpesh ndeshim më shumë të “ardhur”, sesa të “gjetur”!
Dallimi bëhet lehtë! Dhe tendenca e qytetarëve të vjetër për ta margjinalizuar këtë shtresë të re të shoqërisë, është e ndjeshme! Mirëpo, të gjithë ata që shpërngulen nga ndonjë zonë e thellë, në një qytet të madh nuk ëndërrojnë të gdhihen qytetarë! Ata ëndërrojnë të kenë shansin e arsimimit. Të punës. Shërbim mjekësor!
Atje, në vendet prej nga vijnë nuk patën më, befas, asnjë siguri. Asnjë garanci për një jetë normale dhe të qetë!
Këtu, ku vijnë, nuk kanë asgjë gjithashtu! Kanë shumë pak mundësi dhe shumë kohë të lirë, të cilën mund ta shpenzojnë duke parë TV, apo duke trashur trutë!
Të ishte se në TV do të mund të shihnin ndonjë gjë që t’ia vlente, ku të mund të prezantoheshin me njerëz të formuar, të kulturuar, apo programe edukative, nga të cilat të mësojnë diçka, meqë nuk e kanë patur mundësinë të mësojnë ndonjë gjë prej familjeve apo vendeve prej nga vijnë, meqë nuk ka punë në këtë shtet për të gjithë, të paktën do të bëheshin qytetarë më të mirë. Mirëpo, Mediat në Shqipëri sikur bëjnë konkurs, kush të bjerë në nivelin e popullit sa më parë! Duke mos ndërtuar modelet e Shoqërisë, por duke ngritur ne PIEDESTAL klasën “PUNËTORE”!
Duhet patur parasysh se, në vitet 2000, politika e vërtetë presupozohet të bëhet nga media! Por jo vetëm politika! Edukimi, ngritja e idhujve, sugjerimi i shoqërisë ideale, përgjegjshmëria etj.,…etj…! Sot, nëse Media Shqiptare do të kish qenë e zgjuar, do ta kish bërë SHQIPËRINË SUPERSHTET, por në fakt, është përqendruar te pasqyrimi i detajuar i injorancës më të thellë, duke e mbajtur shoqërinë peng të informacionit që jep e duke shfaqur vetëm njërën anë të çdo medaljeje! Qëllimi i vetëm i mediabërësve është argëtimi i popullit. Duke e ditur shumë mirë që populli, meqë është asgjëbërës, do shihte çdo gjë që do të dilte në TV. Nga njëra anë kemi një shtresë të varfër që robërohet prej asgjëbërjes. Nga ana tjetër, disa të pasur që maksimum suksesi njohin robërimin e asgjëbërësve!
E si mund të mendosh që kjo shtresa tjetër është më e mirë?! Sidomos kur sheh se si pa pikën e teklifit, VIP thërritet edhe ndonjë model potencialisht i virtytshëm e shumë edukativ për shoqërinë, edhe ndonjë “askush” apo “asgjë”, që preferon t’i thërresin shkurt, “Yll”!
Kalova nëpër mendje qindra-mijëra njerëz që kam ndeshur gjatë gjithë jetës time! Përfundimisht, shoqëria jonë është në pikë të hallit! Gjithmonë e më keq ka për të vajtur kjo punë, nëse Politikanët do të vazhdojnë ta lenë kohën të ikë, e mediat të lira në përkeqësimin e brezave të ardhshëm!
Sikur të kisha mbërritur pak më herët në Vlorë, mbase nuk do të kisha menduar kaq gjatë e nuk do të kisha ndjerë kaq trishtim për vendin tim! Por, rruga ishte kaq e gjatë!!! Dhe Shpresa për një Shqipëri të lulëzuar, VDIQ!