Shqipëri U21 mundet nga Rusia me një 11-metërsh
Shqipëri U21 Rusi U21 0-1
Shënues: Smolov 76′ (11-m)
Shqipëria: Frashëri, Fejzullahu, Sallaj, Peqini, Prençi, Bunjaku (Telushi 46′), Brahimi, Vucaj (Dosti 46′), Sadiku, Vajushi, F.Hoxha (Kërçiku 57′). Trajner:S.Gega
Rusia: Zabolotni, Tsallagov, Gapon Çiçerin, Zhestokov, Petrov, Sosnin (Kajumov 66′) , Shatov (Gatagov 88′), Jakovlev, Smolov, Kanunikov (Grigorjev 54′). Trajner: N. Pisarev
Gjyqtarë: M. Gestranius, M. Haninen , J. Honkanen (Finlandë)
Kartonë të verdhë: Fjezullahu, Vucaj, Dosti, Petrov
Trajneri Skënder Gega e ka nisur me humbje aventurën me ekipin Shpresa. Takimi i zhvilluar në Niko Dovana mes Shqipërisë U21 dhe Rusi U21 ka përfunduar me fitoren minimale 1-0 të miqëve. Golin për rusët e shënoi Smolov në minutën e 76-të me 11-metërsh. Trajneri Gega solli gjak të ri tek Shpresa dhe duhet thënë se kuqezinjtë zhvilluan një lojë të mirë, përpos faktit se përballë ishte një kundërshtar me peshë si Rusia, që udhëheq grupin 6 me pikë të plota pas katër fitoresh. Me atë që u zhvillua në fushën e lojës Shqipëria U-21 e meritonte të merrte një pikë dhe deri në minutën e 75-të gjërat ishin në sensin e duhur. Por gjatë një sulmi të rusëve është Kërçiku, që i ndodhur në kundërkohë ndërhyn gabimisht ndaj një sulmuesi mik dhe penallti. Ndonëse u mudën nga Rusia, Shpresat dhanë sinjale se në të ardhmen do të ketë rritje. Padyshim për kuqezinjtë spikati mesfushori Mërgim Brahimi. Me 14 nëntor po në Niko Dovana kombëtarja U21 do të përballet me Portugalinë, takim i cili do të luhet në orën 19:00.
RËNDITJA
Grupi 6
|
|
Teams |
P |
W |
D |
L |
F |
A |
+/- |
Pts |
|
1 |
Rusia |
4 |
4 |
0 |
0 |
11 |
1 |
10 |
12 |
|
2 |
Poloni |
4 |
2 |
1 |
1 |
8 |
6 |
2 |
7 |
|
3 |
Portugali |
3 |
1 |
1 |
1 |
4 |
3 |
1 |
4 |
|
4 |
SHQIPËRI |
4 |
1 |
0 |
3 |
7 |
11 |
-4 |
3 |
|
5 |
Moldavi |
3 |
0 |
0 |
3 |
3 |
12 |
-9 |
0 |
