E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresat “falin” 2 pikë austriakëve

 

Shqipëria U-21 bëri një prezantim të mirë në barazimin 2-2 me Austrinë e kësaj moshe. Skuadra zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të këtyre kualifikimeve por pa mundur që të marrë në fund tri pikë të plota. Ndërkohë ekipi i Andreas Hercog humbi dy penallti në “Qemal Stafa”, nga një në çdo pjesë loje. Ky ishte barazimi i parë i Shpresave në gjashtë ndeshje të zhvilluara për eliminatoret e Kampionatit Evropian U-21 2011. Takimin e parë me Austrinë, Shqipëria e kishte humbur me rezultatin 3-1 në Vjenë, ku dy nga golat për austriakët i shënoi Atdhe Nuhiu, i pranishëm edhe në ndeshjen e “Qemal Stafës. Fansat kuqezinj, madje kishin shpalosur edhe një banderolë kuptimplote “E duam Nuhin në Kombëtare”. Gjithsesi, gjiganti shqiptaro-austriak me numër 9 bëri një paraqitje të mirë përballë publikut shqiptar në të parën vizitë që ai bënte në Shqipëri. Për Shqipërinë shkëlqyen portieri Moçka, i cili priti edhe njërën nga penalltitë si dhe mesfushori i Tiranës, Erando Karabeci. Ndërsa Bushati la në stol duke mos e aktivizuar për asnjë sekondë talentin e Olimpiakosit, Vasil Shkurtaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›