Ndërtimi i autostradës nuk kalon pa telashe rreth pronave

Prishtinë, 22 gusht - Remzi Ismajli nga fshati Milloshevë, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi kishte penguar punimet në tokën e tij. Gjatë 4 orëve sa kishte qëndruar në stacionin e Policisë së Kosovës në Obiliq, Ismajli tregon se familja e tij kishte qëndruar jashtë, ndërsa punëtorët kishin nisur punën, duke shfrytëzuar mungesën e tij, ka raportuar KTV. Nga punimet që po zhvillohen për ndërtimin e autostradës drejt Mitrovicës, një pjesë e tokës së tij është zënë tashmë, ndërsa sipas Ismajlit, askush nuk i është ofruar për kompensim, ose për shpronësim. Ismajli, është ankuar edhe në EULEX dhe tashti është në pritje të veprimeve të tij.
Shtëpia e tij, është shënuar dhe sipas parashikimeve pritet të rrënohet, për t’i hapur mundësi nënkalimit afër shtëpisë së tij, që është pjesë e autostradës.
Ismajli ka shpjeguar se kërkesat e tij janë minimale, nga ajo që faktikisht do t’i merret. Ndërsa nga Ministria Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, bëjnë të ditur se është në proces shpronësimi dhe se ai do të bëhet në mënyrë kolektive.