Rusia kërkon hetimin e vrasjeve në Libi

Rusia ka kërkuar nga NATO që të hulumtojë vrasjet e civilëve në Libi, që nga fushata bombarduese, duke thënë se pretendimet e aleancës se nuk ka viktima janë të pavërteta.
Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitali Churkin, tha se ai ka kërkuar nga NATO që të japë një raport definitiv për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me përmbledhje të sakta të aktiviteteve në Libi, por që sipas tij, ‘fatkeqësisht’ aleanca deri me tani ka dhënë vetëm një raport obligues e gjysmak.
Churkin tha se ai do ta ngritë çështjen e viktimave civile të enjten, kur Këshilli i Sigurimit pritet të debatojë për Libinë.