E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqetësimet që vijnë prej Greqisë

Greqia është aktualisht vendi që i sjell problemet më të mëdha Eurozonës, unionit të vendeve evropiane me monedhë të përbashkët, pasi borxhi i ri vitin e kaluar ishte gati 13 për qind të prodhimit ekonomik, siç iu desh të pranonte qeverisë së re socialdemokrate.

Në Athinë, në Bruksel dhe në Berlin ranë kambanat e alarmit

Falsifikimet e vazhdueshme të statistikave nga grekët janë vetëm njëra anë, problemi më i madh është se rrezikohet stabiliteti i eurozonës. Ky është rezultat i asaj që partnerët nuk i kanë kontrolluar sa duhet grekët, thotë Jürgen Stark, anëtar gjerman i drejtorisë së Bankës Qendrore Evropiane. "Vetëm po të marrësh ngritjen e rrogave në shërbimin publik. Në shërbimin publik në Greqi rrogat, sipas të dhënave të OECD-së nga viti 1999 deri 2008 janë rritur me më shumë se 100 për qind".

Nuk është nevoja të jesh ekspert për të vlerësuar se çfarë pasojash kanë ngritje të tilla të rrogave në financat publike. Greqia merr akoma para në tregjet financiare, mund t'i kthejë borxhet e vjetra nga dhënia e fondeve të reja publike. Por që sot shteti grek duhet t'u ofrojë tregjeve të kapitalit përqindje shumë më të larta, sesa p.sh. Gjermania, megjithëse të dy vendet bëjnë pjesë në të njëjtën zonë monetare.

Huat e përbashkëta mund të ndihmojnë

Heiner Flassbeck, i cili ka qenë për kohë të shkurtër sekretar shteti në Ministrinë gjermane të Financave nën Oscar Lafontaine, mbron idenë e fondeve të përbashkëta të huave në euro, ata mund t'u ndihmonin grekëve për një periudhë të shkurtër. "Me të cilat nuk e lejon shtetin grek të marrë hua, por këtë e bën së paku pjesërisht përmes huas evropiane, sepse është më e lirë dhe nuk ke nevojë të mbështetesh tek vlerësimi i agjencive të klasifikimit, që në sytë e mi nuk janë aspak kompetente, por ecën një rrugë të pavarur".

Edhe Jean-Claude Juncker, Kryeministër i Luksemburgut dhe kryetar i Eurogrupit ka qenë për hua të përbashkëta të të gjitha vendeve të Eurozonës. Qeveria gjermane druhet se prej kësaj pesha do të binte në radhë të parë te taksapaguesit gjermanë, sepse për shkak të mungesës së kredibilitetit të Greqisë në fushën e kredive, për hua të tilla të përbashkëta do të nevojiten përqindje më të larta, dhe mbi Gjermaninë do të rëndonte një peshë me e madhe e interesit se deri tani.

Por edhe qeveria gjermane nuk do ta lërë në baltë Greqinë, mendon profesori Ansgar Belke i Institutit Gjerman për Studime Ekonomike. Ai mendon: "Që të akordohen kredi bilaterale, që lidhen me masa të rrepta për rimëkëmbje".

Euro dëmtohet shumë

N.q.s. Greqia dhe kandidatët e tjerë për falimentim ndërpresin eliminimin e borxheve, rreziku i humbjes do të ishte më i madh. Shtetet përreth detit Mesdhe kanë shumë borxhe tek bankat dhe sipërmarrjet gjermane. Është e tepërt që t'i lësh në baltë, edhe pse ndihmat brenda Unionit Monetar janë në fakt të papranueshme, shpjegon bankieri i Bankës Qendrore Evropiane, Stark. "As BE, as shtetet anëtare nuk përgjigjen për obligimet e vendeve të tjera brenda zonës së përbashkët monetare apo brenda BE-së. Ky është një parim shumë i rëndësishëm".

Por edhe nëse Greqia nuk pëson falimentim, ky diskutim e dëmton shumë euron. Në vitin e 12-të të ekzistencës së tij, bashkimi monetar gjendet në një krizë serioze.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›