Shqetesimi, ne nje muaj, 6 te humbur
Gjashte persona kane humbur brenda nje muaji ne Durres, Kukes, Kruje, Shijak dhe Korce, kater nga te cilet femije te mitur dhe nxenes shkollash. Dy prej tyre figurojne ende te zhdukur dhe jane vajza 6 dhe 14 vjece, njera ne Kukes dhe tjetra ne Korce. Nje prej te humburve ka qene i rritur, 31-vjec, i cili u gjet brenda 24 oreve, kurse ne rastet e tjera kerkimet kane zgjatur nga dy dite, deri ne nje jave. Dy kane qene djem te moshes 14 dhe 16 vjec, te cilet u kthyen ne banese pasi u gjeten nga policia afer portit te Durresit. Nje prej vajzave ishte vetem 12 vjece dhe u gjet ne shoqerine e nje adoleshenti me te cilin kreu marredhenie seksuale me deshire per nje jave. Aktualisht nuk ka ende gjurme te vogelushes se humbur ne Kukes prej dates 21 maj dhe te vajzes nga Korca, qe sot hyn ne diten e katert te humbjes.