E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria 120 trupa shtesë në Afganistan

 Me anë të një deklarate kjo ministri bën të ditur se trupat do të dislokohen në bashkëpunim me ushtrinë italiane. Trupat shqiptare do të përqëndrohen në zonën e Heratit në Afganistan.

 “Shqipëria ka vendosur të rrisë kontributin e saj në mbështetje të Forcave Aleate në Afganistan, në prag të zgjedhjeve të ardhshme Presindenciale të 20 gushtit 2009, të cilat konisderohen shumë të rëndësishme për vendin.  Për këtë arsye, një njësi shtesë, e përbërë nga 120 ushtarë do të dislokohet në Komandën Rajonale të Perëndimit, në Herat, për t’iu bashkuar njësisë shqiptare që është tashmë e angazhuar në ISAF, si pjesë e kontingjentit që udhëhiqet nga Italia, në Komandën Rajonale të Perëndimit”-thekson deklarata.

Sipas MPJ-së, Tirana dhe Roma aktualisht po punojnë në bashkëpunim të ngushtë, për të siguruar dislokimin e shpejtë të kësaj kompanie dhe bërjen e saj operacionale përpara zgjedhjeve.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›