PSD, Gjinushi: Zgjidhja vetëm hapja e kutive
Kryetari i Partisë Socialdemokrate pak orë para zhvillimit të tryezës me kryesocialistin, Edi Rama, deklaroi se hapja e kutive është zgjidhja e vetme, që kërkohet nga shqiptarët, por edhe nga ndërkombëtarët. Sipas tij kryeministri Berisha nuk duhet të lërë pushtetin, pasi nuk e ka marrë atë me 28 qershor, ku është deformuar vota e qytetarëve.
"Tavolina s'do të ndryshojë rezultatin thonë shumë vetë, pasi ai s'ka
nevojë të dnryshojë po do të zbardhë të vërtetën. Berishës nuk do ti
duhet të dorëzojë pushtetin, pasi atë nuk e ka fituar as me votën e 28
qershorit. Atij i mjafton të drejtojë lirinë te sendet e gjetura dhe të
pranojë zgjidhjen reale politike. Këtë e kërkojnë shumica dërrmuese e
popullit, e kërkon Strasburgu dhe Brukseli majtas dhe djathtas. Kundër
hapjes së kutive janë vetëm Jozefina dhe Dorisi", deklaroi Gjinushi.
Dorian Kodra