E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi- Mal i Zi, bashkepunim per integrimin ne BE

TIRANE- Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të nxisin njëri tjetrin drejt qëllimit të përbashkët, anëtarësimit në BE. Në këtë frymë eshte zhvilluar sot takimi mes Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç Kryetarja e Kuvendit Topalli theksoi se parlamenti, qeveria, dhe të gjitha institucionet e shtetit shqiptar kanë punuar seriozisht në arritjen e standarteve të kërkuara nga BE per liberalzimin e vizave,standart qe tashme Mali Zi e ka që prej dhjetorit te kaluar. “Në takim diskutuam për zhvillimet e fundit. Bëra urimet më të mira për progesin që Mali i Zi ka bërë për liberalizimin e vizave“- deklaroi zonja Topalli. Dy kryetarët e parlamenteve trajtuan edhe projektin madhor për liqenin Shkodrës dhe lumin e Bunës, si projekt me interesa të jashtëzakonshme për të dy vendet. Kryetarai i parlamentit te Malit të Zi është pritur sot edhe nga kryeministri Berisha me të cilin është diskutuar per forcimin e marrëdhënieve. Në takimin me ministrin e Jashtëm Ilir Meta është vlerësuara roli kostriktiv në bashkëpunimin e suksesshëm në rajon. (NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›