Bosnje- Kroaci, marreveshje per te denuarit per krime lufte
ZAGREB- Bosnja dhe Kroacia nënshkruan sot një marrëveshje për të ndaluar personat me shtetësi të dyfishtë që dënohen për krime në një vend të largohen drejt vendit tjetër. "Sot, duam t'i japim fund mos ndëshkimit të personave të cilët abuzojnë me shtetësinë e dyfishtë dhe që kryejnë shkelje në vendet tona respektive dhe përpiqen ti shmangen drejtësisë", deklaroi ministri kroat i Drejtësisë, Ivan Simonoviç gjatë një konference për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjes. Një nga çështjet më të rënda të kësaj natyre ishte ajo e anëtarit të parlamentit të Kroacisë, Branimir Glavas, i cili u largua drejt Bosnjës vitin e kaluar pasi u dënua për krime lufte të kryera në vitin 1991. Bosnja, Kroacia dhe Serbia dëshirojnë të anëtarësohen në BE dhe efektiviteti në ndëshkimin e kriminelëve të luftës është një faktor thelbësor për anëtarësim të plotë në bllok.(atsh/BalkanWeb)