E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, 6 mijë nxënës të paregjistruar në shkollë

Në Maqedoni edhe pse këtë vit filloi aplikimi i ligjit të ri për arsimim të mesëm të detyrueshëm, rreth 6 mijë nxënës nuk janë të regjistruar.

Me ligjin e ri për arsim të mesëm në Maqedoni, shkolla e mesme është e detyrueshme për çdo nxënës dhe në rast se ata nuk vijojnë shkollimin, atëherë Inspektoriati i Arsimit nga shtatori do të shqiptojë dënime për prindërit që kapin një shifër prej 1 mijë euro dhe masa të tjera sanksionuese.

Siç paralajmëroi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, 20 gushti është afati i fundit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme dhe për të gjithë ata që akoma nuk janë regjistruar.

Kjo ministri bëri të ditur se do të kërkojë nga shkollat fillore të gjitha listat e nxënësve që kanë ngelur të paregjistruar në shkollat e mesme. Sipas Ministrisë së Arsimit në tërë vendin kanë ngelur edhe 12.030 vende të lira në shkollat e mesme. Me qëllim të implementimit të ligjit të ri për arsim të mesëm, Qeveria ka siguruar mjete për librat, transportin e nxënësve dhe pajisjet e tjera për fëmijët që janë me asistencë sociale.(INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›