E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri përfshin agrumet, në rrezik edhe fshati

Sarandë- Vetëm pak kohë pasi u shua zjarri që përfshiu fshatrat Navaricë, Dhrovjan e Velahovë, një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Merefend. Flakët kanë përfshirë rreth 250 hektarë kullotë, pyje e drufrutorë, si ullinj e agrume.

Forcat zjarrfikëse, pas njoftimit nga banorët e zonës kanë nisur punën për izolimin e flakëve dhe shmangien e rrezikut të përhapjes në banesat e fshatit. Për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe vetë banorët e zonës me mjete rrethanore, pasi kanë parë që zjarri po u afrohej shtëpive.

Policia e mbrojtjes nga zjarri ka mbërritur në vend dhe po heton për autorin e zjarrëvënies, por për momentin nuk ka të dhëna.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›