E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Azerbajxhan, thellim i bashkëpunimit mes dy vendeve

01-12-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha takon ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Azerbajxhanit, Abulfaz Garayev  


Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një takim me ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Azerbajxhanit, zotin Abulfaz Garayev. Ministri Garayev, si përfaqësues zyrtar i Republikës së Azerbajxhanit në festimet e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, i shprehu Kryeministrit edhe njëherë urimet më të përzemërta për festën e pavarësisë. Gjithashtu, ai shprehu edhe potencialin që marrëdhëniet mes dy vendeve kanë për t’u intensifikuar, jo vetëm në aspektin ekonomik, por me rëndësi edhe në aspektin kulturor mes dy popujve. Në këtë kuadër, dje u nënshkrua edhe një marrëveshje ndërmjet ministrave të Kulturës e Turizmit të të dy vendeve, në bazë të së cilës parashikohet një shkëmbim intensiv eksperiencash e praktikash në fushën e kulturës dhe turizmit. Kryeministri Berisha e falënderoi ministrin Garayev për prezencën e tij në festimet e 100 vjetorit të pavarësisë dhe shprehu bindjen për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, historia e të cilave është karakterizuar rrënjësisht nga diversiteti kulturor dhe toleranca.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›