E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Greqi, duel në futbollin e sallës

 

Shqipëria e minifutbollit do të luajë të mërkurën në Maltë (19 shkurt) kundër Greqisë (ora 17:00) ndeshjen e parë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian të futbollit në sallë. Shqipëria bën pjesë në grupin C së bashku edhe me Maltën (vendin organizator), Greqinë e Gjeorgjinë.
Shqipëria është ndeshur edhe njëherë tjetër me Greqinë, ku kuqezinjtë e futbollit në sallë fituan me skuadrën helene 7-6, në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2008 (të fituar nga Brazili).
Për skuadrën e drejtuar atëherë nga Edi Martini realizuan Qopekaj (2), Behari, K.Kalus, Dajko, Lumanaj dhe Volumi. Shqipëria me dy fitore kundër Greqisë e Maltës zurin vendin e dytë në grupin 7, pas Sllovenisë me të cilin humbi.
Në kampionatin e fundit Evropian (2007) të fituar nga Spanja, Shqipëria bënte pjesë në grupin A së bashku me Turqinë (humbi 0-6), Armeninë (humbi 5-3) dhe Finlandën (humbi 5-2), duke mos grumbulluar asnjë pikë.
Debutimin e parë Kombëtarja shqiptare e futbollit të 5x5 e ka pasur në raundin eliminator të edicionit 2004-2005, ku ia dolëm të linim pas Anglinë, falë një fitoreje të bujshme 8-6, ndërsa barazuam me Qipron 1-1, e kualifikuar për më tej falë golaverazhit më të mirë.

Kalendari e Eliminatoreve

19.02.2009
Greqi-Shqipëri
20.02.2009
Maltë-Shqipëri
22.02.2009
Shqipëri-Gjeorgji

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›