E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studim mbi diktaturën dhe Kishën Katolike

 

“Kisha Katolike dhe Shteti Komunist në Shqipëri, 1944-1990”, është studimi i dok. Nertila Ljarja-Haxhiajt, që na sjell një nga periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë. Punimi ndjek me shumë kujdes fazat, nëpër të cilin ka kaluar ky proces shumëdimensional çintegrimi, administrativ, human, material, kulturor dhe shpirtëror, që çoi në shkatërrimin e institucionit të Kishës katolike në Shqipëri. Në fund të punimit, bëhet një bilanc i përgjithshëm i rezultateve, që kjo histori e dhimbshme ka dhënë jo vetëm për Kishën Katolike dhe komunitetin katolik shqiptar, por për të gjithë kombin shqiptar. Janë përdorur mjaft burime arkivore, si të vendit, si Arkivi Qendror Shtetëror ashtu dhe të huaja dhe pikërisht janë burimet arkivore angleze (PRO) që i kanë dhënë këtij punimi një frymëmarrje më të gjerë dhe më realiste. Ndihmë në këtë drejtim kanë qenë edhe dokumentet e Arkivit Françeskan dhe Jezuit të Shkodrës dhe gjithashtu materialet në dorëshkrim të përdorura për herë të parë që janë një burim mjaft i rëndësishëm për t’i përballur me ato zyrtare të kohës. Janë shfrytëzuar autorët bashkëkohorë Owen Pearson, Crampton, Hupchick etj. Gjithashtu është përdorur mjaft mirë si burim dhe shtypi periodik i kohës, kujtimet e bashkëkohësve të botuara vitet e fundit. Për të treguar jehonën e këtyre ngjarjeve në opinionin publik të kohës janë përdorur dhe vepra të studiuesve shqiptarë bashkëkohorë dhe veprat e kryetarit të shtetit komunist shqiptar, Enver Hoxhës. Të gjitha këto kanë bërë që punimi të ketë një unitet dhe të përbëjë një tërësi nga konceptimi dhe nga trajtimi.    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›